KATAR, 19 nëntor /ATSH-AA/ – Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 20-të të sezonit që do të zhvillohet në Katar.
Çmimi i Madh i Katarit, do të zhvillohet me 57 xhiro në pistën ”Losail”, e gjatë 5,4 kilometra, që gjendet në veri të kryeqytetit të vendit, Doha.
Xhirot për renditjen do të fillojnë sot në orën 15:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 21 nëntor në orën 15:00.
Para Çmimit të madh të Katarit, Max Verstappen nga Red Bull Honda ka fituar 9 gara, Lewis Hamilton nga Mercedes 6, Sergio Perez nga Red Bull-Honda, Esteban Ocon nga Alpine, Daniel Ricciardo nga McLaren-Mercedes dhe Valtteri Bottas nga Mercedes nga një garë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Katarit janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
- Max Verstappen (Holandë): 332,5 pikë
- Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 318,5
- Valtteri Bottas (Finlandë): 203
- Sergio Perez (Meksikë): 178
- Lando Norris (Britani e Madhe): 151
Klasifikimi i ekipeve
- Mercedes 521,5
- Red Bull-Honda: 510,5
- Ferrari: 287,5
- McLaren-Mercedes: 256
- Alpine-Renault: 112 /os/





















