Ballina Bota

BRUKSEL- BE-ja kritikon kërcënimet e Italisë

BRUKSEL, 24 gusht /ATSH-DPA/ – BE-ja ka paralajmëruar sot Italinë se kërcënimi për të kufizuar kontributet financiare në Bruksel ka qënë i padobishëm kur bëhet fjalë për gjetjen e një zgjidhjeje mbi shpërndarjen e migrantëve.

Ministri italian i Industrisë, Luigi Di Maio deklaroi dje se Roma do të bllokojë pagesat në buxhetin e BE-së nëse nuk do të arrihej një marrëveshje nga bisedimet që u zhvilluan sot në Bruksel për rishpërndarjen e migrantëve të shpëtuar në Detin Mesdhe.

Koalicioni i krahut të djathtë të Italisë ka ndaluar në mënyrë të përsëritur anijet me migrantë në portet italiane gjatë muajve të fundit.

Konflikti i tanishëm përfshin rreth 150 migrantë që kanë mbetur të mbërthyer në anijen italiane “Diciotti”, tani e ankoruar në portin siçilian të Katanias. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoratoriumi për ndalimin e gjuetisë, mbrohen kafshët në Parkun Shebenik-Jabllanicë
Artikulli tjetërFUTBOLL – Alegri: CR7 do të luajë, por do të ulet edhe në stol