Ballina Ekonomi

OSHEE: Kufizime energjie në Tiranë e Krujë

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Në vijim të investimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se, në datën 15 nëntor do të stakojë energjinë elektrike gjatë intervalit kohor 10:00-13:00 në disa zona në Krujë dhe në Tiranë.

Sipas OSHEE-së, punimet do të kryhen në NST Mobile Fushë Krujë, do të mbeten pa energji zonat: Fushë Krujë, Lagjet SMT, Duhani, Pallati Hark, Grumbullimi, Kastriot, Fshtrat Hasan, Shelqet, Kullase, Halil, Zeze, Nikel, Larushk, Arrameras.

Ndërsa në Tiranë, për shkak të punime në disa fidera të NST Tec Kombinat, do të ndërpritet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-13:00, në zonat: Kombinatit dhe Parafabrikatet. /a.a/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEdukimi për higjienën frenon ndjeshëm Covid-19
Artikulli tjetërCOVID-19 – Gjendja epidemiologjike në BE përkeqësohet