Ballina Bota

SHBA – Biden: Masa kundër rritjes së çmimeve dhe inflacionit

UASHINGTON, 11 nëntor /ATSH-ANSA/ – Konsumatorët amerikanë po paguajnë më shumë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, deklaroi presidenti Joe Biden, në ndërkohë që komentonte të dhënat e inflacionit në SHBA.

Sipas presidentit ”ky inflacion është maksimumi i 30 viteve të fundit”.

”Papunësia është duke u ulur dhe pagat po rriten, por inflacioni është shumë i lartë”, shtoi Biden.

”Administrata ime do të përballet me situatën dhe do të marrë masat e duhura”, shpjegoi presidenti Biden.

Komentet e presidentit përfaqësojnë një gatishmëri të re për t’u përballur drejtpërdrejt me problemin, të cilin Rezerva Federale në SHBA e ka përshkruar vazhdimisht si kalimtare, ndërsa republikanët kanë akuzuar administratën për neglizhencë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Drejtësisë nënshkruan memorandum me INSTAT
Artikulli tjetërGjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë