Ballina Flash

Dikur shtëpia e Pablo Escobarit, sot park përkujtimor për viktimat e tij

MEDEJIN, 7 nëntor /ATSH-AA/ – Vendi ku dikur gjendej ndërtesa ”Monaco” në Medejin, në Kolumbisë, ku jetonte trafikuesi më i madh i drogës në botë, Pablo Escobar Gaviria, sot është një përmendore e cila është ndërtuar për të përkujtuar viktimat e luftës kundër  trafikantëve.

Ndërtesa, e cila gjendej në lagjen ”El Poblado”, u rrënua në vitin 2019 dhe në vend të saj, komuna ndërtoi parkun përkujtimor ”Inflexion”.

Në park përkujtohen rreth 5 000 viktima të trafikut kundër drogës, gjatë luftës së përgjakshme që ndodhi gjatë kohës së Escobarit, në vitet ’80-’90 në Medejin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRruga Korçë-Ersekë, integron pasurinë natyrore e historike të Kolonjës
Artikulli tjetërCOP26 – 100 000 protestues në Glasgou kërkojnë shpalljen e emergjencës klimatike