Ballina Flash

Osmani takim me presidentin e NDI-së, Derek Mitchell

PRISHTINË, 1 nëntor /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim presidentin e NDI-së Derek Mitchell, me të cilin ka biseduar për rolin dhe punën e NDI-së në Kosovë, si dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Osmani me këtë rast vlerësoi lart angazhimin e NDI-së në Kosovë në mbështetjen e proceseve demokratike në vend.

“Puna profesionale e NDI-së ka rezultuar në fitimin e besimit të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve”, u shpreh ajo.

Palët diskutuan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke u angazhuar për vazhdim të bashkëpunimit dhe identifikim të fushave të reja për fuqizim të demokracisë në vend.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOBM: Shtatë vitet e fundit më të nxehtat në histori
Artikulli tjetërSiguria ushqimore, 147 kontrolle dhe 37 masa administrative