Ballina Flash

Bashkia e Lezhës, mbështetje për zhvillimin e artit

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Bashkia e Lezhës vazhdon mbështetjen për zhvillimin e artit dhe kulturës, veçanërisht duke nxitur brezin e ri të artistëve lezhjanë.

Zv.kryetarja e bashkisë Lezhë, Eueda Molla, në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Teuta” të grave shqiptare në Trentino, Itali, me kryetare Leonora Zefi, shpërndanë sot disa instrumente muzikore në shkollën e muzikës “Besëlidhja”.

Duke e konsideruar mbështetjen për artin një prioritet, bashkia e Lezhës ka mbështetur në vijimësi nismat dhe aktivitetet kulturore, duke i dhënë prioritet brezit të ri të artistëve.

Të shumta kanë qenë aktivitetet kulturore të organizuara nga bashkia e Lezhës, ku nxënësit e shkollës “Besëlidhja” janë bërë pjesë e aktivitetit artistik.

Instrumentet e reja muzikore të dhuruara ditën e sotme janë një stimul i ri në drejtim të pajisjes së kësaj shkolle me të gjitha mjetet e nevojshme për kryerjen e misionit të saj në drejtim të formimit të brezit të ri të artistëve.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMjekja pneumologe e spitalit Memorial të Fierit: Vaksinohuni, kovidi nuk njeh moshë
Artikulli tjetërGjiknuri me ambasadorin gjerman: Zgjatja e afatit të Vetingut pa vonesa dhe pa kushte