Ballina Flash

Lëkundjet e tërmetit në Dibër, dëmtohen 16 banesa

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ 16 banesa janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të ditës së sotme me epiqendër në qarkun e Dibrës.

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë sot informacion mbi pasojat e lëkundjeve të tërmetit në qarkun e Dibrës.

Ministria e Mbrojtjes thekson se, “emergjencat civile pranë Prefekturës së Dibrës, në bazë të informacioneve të marra nga grupet e punës në terren njoftojnë se nga tërmeti i orës 08:34 janë evidentuar deri më tani disa banesa të dëmtuara pjesërisht dhe në strukturë”.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, “janë evidentuar 5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, 3 banesa në njësinë administrative Ostren, 3 banesa në njësinë administrative Gjoricë, 1 banesë në njësinë administrative Shupenzë, 1 banesë në njësinë administrative Bulqizë, 1 banesë në njësinë administrative Zerqan”.

Ministria e Mbrojtjes nënvizon se, “puna po vijon për të identifikuar të gjitha pasojat”.

“Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqendër rreth njësisë Kastriot Dibër, nuk ka raportime për dëme në banesa, përveç 2 banesave të vjetra dhe të amortizuara, shoqëruar me çarje muresh”, shton MM. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak17 raste të vjedhjes së energjisë elektrike
Artikulli tjetërAsnjë i vdekur dhe 28 raste të reja me COVID