Ballina Ekonomi

Pandemia nxiti shitjen e produkteve përmes internetit

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Në vitin 2021, 13.3 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve.

INSTAT publikoi sot raportin mbi përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ndërmarrje për vitin 2021.

Sipas raportit, peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 32.2 %, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 29 % dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 26.1 %.

Referuar raportit, faqja e internetit është përdorur nga nga 45 % e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet nga 44.6 % që ishte në vitin 2020.

Në vitin 2021, 92.8 % të ndërmarrjeve, faqja e internetit është përdorur për të shfaqur katalogët e produkteve ose çmimet e tyre, 38.3 % e kanë përdorur për marrjen e porosive, rezervimeve apo prenotimeve online dhe 42.2 % e ndërmarrjeve e kanë përdorur për referencë në profilet e medias sociale të tyre.

Ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune gjatë vitit 2021, përfaqësojnë 98.5 % të ndërmarrjeve ekonomike, nga 98.3 % që ishte në vitin 2020.

Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 27.8 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 27.2 % që ishte në 2020. Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 75.2 %, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 62.7 %.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërurohet Zyra e Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë pranë Eurojust
Artikulli tjetërXhaçka pret homologun kinez, Wang Yi: Bashkëpunim për çështje me interes të përbashkët