TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Ndërtesa e Sarajeve nga sot është pronë e bashkisë së Tiranës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka publikuar vendimin e qeverisë që i kalon ndërtesën e Sarajeve, bashkisë së Tiranës.
Veliaj thekson se kjo ndërtesë do të shërbejë si muze i qytetit, që do të evokojë traditën, si dhe historinë diplomatike.
Veliaj shton se bashkia e Tiranës i paguan 2.5 milionë dollarë pronarëve për ndërtesën monument kulture, një precedent historik.
“Me vendim të qeverisë shqiptare, nga sot, ndërtesa e Sarajeve është pronë e Bashkisë së Tiranës si muze i qytetit që do evokojë traditën, si dhe historinë diplomatike. Bashkia e Tiranës i paguan 2.5 mln USD pronarëve për ndërtesën monument kulture – një precedent historik!”, shprehet Veliaj.
/r.e/












