Ballina Aktualitet

25 të arrestuar për vjedhje energjie

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Policia e Shtetit vijon kontrollet, në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, procedohen penalisht 13 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, është vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjiknuri: Platformë e mirëfilltë elektorale organizimi në PS
Artikulli tjetërInfrastrukturë me standarde në çdo lagje të Fierit