BRAZILIA (Brazil) – Deputetët votojnë raportin e Komisionit Parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga qeveria e Bolsonaros.
BERLIN (Gjermani) – Sesioni inaugurues i Bundestagut.
PEKIN (Kinë) – Konferencë për shtyp e Këshillit të Shtetit për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe COVID-19.
LUKSEMBURG (Luksemburg) – Takimi i jashtëzakonshëm i ministrave evropianë të Energjisë.
BARCELONË (Spanjë) – Samiti i Turizmit.
OTAVA (Kanada) – Betimi i anëtarëve të kabinetit të ri qeveritar.
UASHINGTON (SHBA) – Takimi i FDA-së për vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç kundër Covid-19 me Pfizer.
NJU-JORK (SHBA) – Publikimi i “Renegades: Born in the USA”, libri i bisedave të ish-presidentit amerikan Barack Obama me këngëtarin Bruce Springsteen.
TOKIO (Japoni) – Dasma e Princeshës Mako./ /ervo/





















