Ballina Aktualitet

Braimllari: Situata e rendit në vend, jashtë kontrollit

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari u shpreh sot në një deklaratë për mediet se, “situata e rendit dhe sigurisë publike në vend është jashtë kontrollit dhe në mëshirë të fatit”.

“Ngjarjet e rënda kriminale, të ndodhura javëve të fundit që kanë kulmuar këto ditë kanë krijuar pasiguri tek qytetarët dhe biznesi”, tha Braimllari.

“Rritja e indeksit të kriminalitetit është një fakt që tregon qartë se Policia e Shtetit ka humbur kontrollin mbi territorin. Inkriminimi i një pjese të Policisë së Shtetit ka zbehur tërësisht rolin e kësaj strukture dhe ka ulur besimin tek qytetarët”, theksoi ai.

“Kjo situatë e rëndë ka vendosur në një pozitë shumë të vështirë pjesën e ndershme të trupës së Policisë së Shtetit, e cila ndihet e tradhtuar nga një qeveri e bërë njësh me krimin e organizuar”, nënvizoi Braimllari.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbahet edicioni i 43-të i Asamblesë Globale të Privatësisë
Artikulli tjetërKontrolle për sigurinë rrugore, arrestohen 30 drejtues mjetesh