Ballina Flash

Katalogu i koleksionit numizmatik në shitje

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Dyqani i Muzeut të Bankës së Shqipërisë ofron për shitje një koleksion të pasur për të gjithë të interesuarit në blerjen e kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, për qëllime numizmatike.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në këtë koleksion bëjnë pjesë monedha prerje që nga viti 1947 e deri në vitin 1976, kartëmonedha specimene të vitit 1976 si dhe monedha që përkasin periudhës që nga viti 1926 e deri në vitin 1937.

Gjithashtu pjesë e katalogut janë edhe monedhat prerje përkujtimore të Pavarësisë 1912-1937, që i përkasin viteve 1939 -1964. Monedha përkujtimi për 25-vjetorin e Çlirimit 1944-1969. Ndërsa vend të rëndësishëm zënë monedhat e ndryshme prerje të viteve 1988 -2018.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShërbimet publike, përafrim me legjislacionin e BE-së
Artikulli tjetërBM – Çmimi i benzinës arrin nivel rekord