TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti do të nisë i vranët në të gjithë vendin. Prej orëve të mëngjesit vranësirat do ti lenë vendin motit të kthjellët.
Në orët e para pas mesnatës e deri në mëngjes në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu në intensitet të ulët. Më tej reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.
Era do të fryjë nga veriu e verilindja mesatare dhe në bregdetin verior e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.





















