TIRANË, 20 tetor /ATSH – I. Vata/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, i cili i dorëzoi progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Progresraporti përmban vlerësime pozitive, konfirmon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe rekomandimet e Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe është gati për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare brenda vitit 2021.
“Progresraporti dhe vlerësimet pozitive që përmban si edhe rekomandimi për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare brenda vitit 2021 janë të merituara nga Shqipëria. Për integrimin evropian punohet përditë dhe reformat integruese u shërbejnë qytetarëve shqiptarë. Kuvendi do të intensifikojë punën për plotësimin me sukses të të gjitha kushteve dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit evropian”, nënvizoi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
/j.p/r.e/












