TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi Lorusso Stefanon, kryebashkiakun e ri të Torinos.
Përmes një postimi në Twitter, Veliaj shpreh angazhimin për të rinisur bashkëpunimin mes Tiranës dhe Torinos në fusha të ndryshme.
“Urime mikut Lorusso Stefano, kryebashkiaku i ri i Torinos, për fitoren e shkëlqyer! Të gatshëm për të rinisur bashkëpunimin mes qyteteve tona”, shkruan Veliaj.
/r.e/






















