Ballina Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ përzgjedh qendrat e votimit që do verifikohen

TIRANË 14 tetor /ATSH-I.Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përzgjodhi sot nëpërmjet shortit 10 % të Qendrave të Votimit të Zgjedhjeve të 25 Prillit që do të rishikohen.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin e përzgjedhjes së 10 % të Qendrave të Votimit të Zgjedhjeve të 25 Prillit, që do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor.

Këqyrja paszgjedhore e fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore për këto QV do të fillojë në KQZ, ditën e premte, ora 12:00.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Masa ekstreme sigurie për samitin e G20-s
Artikulli tjetërSpiropali: Shqipëria doli nga tuneli i krizës së shkaktuar nga COVID-19, objektiv vaksinimi i 2.2 milionë qytetarëve