TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Zv.kryeministri dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj deklaroi sot se 700 apartamente për 700 familje që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës do të jenë gati brenda muajit nëntor.
Sipas tij, janë edhe 2 mijë shtëpi individuale të ndërtuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që janë gati. Këtu sipas Ahmetajt, përfshihen edhe grantet.
Ahmetaj shpjegoi në Kuvend edhe vendimin e miratuar një ditë më parë në qeveri.
Sipas tij, u vendos hedhja shortit për përfitimin e apartamenteve që do të shpërndahen për banorët e prekur nga tërmeti në zonat e urbanizuara.
/a.a/r.e/












