Ballina Bota

COVID-19 – Presidenti leton, Egils Levits rezulton pozitiv

RIGA, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti letonez, Egils Levits rezultoi ”pozitiv” në testin e koronavirusit, njoftoi zyra e tij.

Rezultati ”pozitiv” doli nga një test i shpejtë i kryer nga Levits të mërkurën në mbrëmje kur u kthye nga një vizitë pune në Suedi.

Levits shtyu takimin e tij të planifikuar me presidentin e ri estonez Alar Karis, i cili është në Riga për vizitën e tij përuruese në shtetin fqinj baltik.

Karis tashmë do të  takohet me kryetaren e parlamentit letonez Inara Murniece.

Në shkurt, Levits, 66 vjeç, ishte një nga njerëzit e parë në Letoni që u vaksinua kundër koronavirusit, duke marrë vaksinën para kamerës për të inkurajuar 1,9 milionë bashkatdhetarët e tij të bënin të njëjtën gjë.

Pavarësisht përpjekjeve të tij, fushata e vaksinimit të Letonisë po përparon shumë ngadalë dhe shkalla e infeksionit është rritur ndjeshëm javët e fundit, duke detyruar qeverinë të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme e cila do të mbetet në fuqi deri më 11 janar./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Vitin tjetër do çojmë satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ në orbitë
Artikulli tjetërGazheli: Projektet e përbashkëta me partnerët, hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE