Ballina Flash

Elizabeth II po ndjen lodhjen e moshës?

LONDËR, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Mbretëresha britanike Elizabeth II u pa të përdorte një bastun, ndërsa mori pjesë në një shërbesë në Westminster Abbey, që shënonte 100-vjetorin e Legjionit Mbretëror Britanik.

Mbretëreshës 95-vjeçare iu dha bastuni, ndërsa doli nga limuzina e saj shtetërore për në vendin e saj në katedrale.

Ajo e përdori sërish bastunin, kur u largua.

Besohet se kjo është hera e parë që ajo përdor një mjet ndihmës për të lëvizur më këmbë në një ngjarje të madhe publike.

Mbretëresha, e cila është mbrojtësja e Legjionit Mbretëror Britanik, nuk hyri nga dera tradicionale e madhe perëndimore, por përmes hyrjes së oborrit të poetit, një rrugë më e shkurtër për në vendin e saj.

Pallati Buckingham nuk pranoi të komentojë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Mitsotakis merr dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID-19
Artikulli tjetërNënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për kurse në teknologji informative