Ballina Lajme nga Vendi

Rritet besimi i komunitetit te Policia e Shtetit

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Rritja e besimit të komunitetit te Policia e Shtetit mbetet një prioritet për forcat e rendit.

Zyrat e Pritjes së Qytetarëve në Policinë e Elbasanit janë përherë të hapura dhe në shërbim të komunitetit.

“Jam Ornela, së bashku me koleget e tjera u kemi shërbyer mijëra qytetarëve të qarkut Elbasan të cilët janë paraqitur në zyrën e pritjes së qytetarëve. Falë punës, përkushtimit nga ana jonë kemi arritur të rrisim besimin e komunitetit te Policia e Shtetit, pasi për çdo problematikë që qytetarët i janë drejtuar Policisë për zgjidhje, i kemi adresuar problemet në personat e duhur ku dhe zgjidhjet kanë ardhur në kohë”, shprehet një punonjëse e policisë së Elbasanit.
/m.m/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakATHINË – Cipras: Greqia po merr sërish fatin e saj në dorë
Artikulli tjetërKurban Bajrami- Veseli: Paqe, dashuri dhe solidaritet midis nesh