Ballina Kosova

Kurban Bajrami- Veseli: Paqe, dashuri dhe solidaritet midis nesh

PRISHTINË, 21 gusht/ATSH/- Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli u prit nga myftiu Naim Tërnava dhe drejtues të tjerë të BIK-ut, të cilët i uroi për këtë ditë feste dhe nëpërmjet tyre, të gjithë besimtarëve islamë në Kosovë.

“Uroj për paqe, dashuri dhe solidaretit sa më të madh midis nesh. Faleminderit myftiut dhe të gjithë atyre imamëve të cilët po përcjellin te besimtarët tanë mesazhin e drejtë për kombin tonë, mesazhin e drejtë për fenë dhe për humanizmin”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai falënderoi Bashkësinë Islame për kontributin e jashtëzkonshëm dhe solidaritetin.

Veseli tha se “kombi ynë do të ecë përpara dhe do të ketë perspektivë e mirëqenie më të madhe, edhe për faktin se është popull solidar, që kultivon paqen, dashurinë dhe respektin”.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, falënderoi kryetarin Veseli për këtë vizitë dhe urimet për Festën e Bajramit​./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritet besimi i komunitetit te Policia e Shtetit
Artikulli tjetërARABI SAUDITE – Më shumë se 2 milionë pelegrinë myslimanë festojnë ditën e sakrificës