TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Imazhi i një vajze që mban një buqetë me lule në dorë në një nga pallatet e Tiranës është kualifikuar në 25 finalistet për t’u shpallur vepra më e mirë në botë për muajin shtator 2021.
Vepra e piktorit Gera në kuadër të “Mural Fest 2021” që u organizua në Tiranë, ia ka dalë që të renditet tek veprat më të mira në botë për artin e rrugës ose siç njihet ndryshe Street Art.
Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë.
Pjesë e kësaj platforme janë 900 qytete me mbi 35 mijë vepra arti. 25 veprat më të mira të artit, ku bën pjesë dhe “Serena” e artistit shqiptar që mori pjesë në “Mural Fest 2021” do i nënshtrohet një sondazhi në internet dhe fituesi do të shpallet të dielën më 10 tetor.
“Mural Fest” u organizua nga Dekor Tirana, nën kujdesin e posaçëm të dy kuratorëve të njohur, Helidon Haliti dhe Qirjako Josifidhi.
/m.m//a.a/












