Ballina Ekonomi

Mungesa e reshjeve, prurjet në kaskadën e Drinit janë minimale

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Hidrocentralet mbi kaskadën e Drinit po përballen me ulje të niveleve për shkak të mungesës së gjatë të reshjeve përgjatë stinës së verës.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bën të ditur për ATSH-në se, aktualisht niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është 270.69 metra, afërsisht 3 metra më pak sesa mesatarja në ketë periudhë në hidrocentral. Prurjet në hidrocentral janë në kuotën e 40 metër/kub për sekondë. Ndërkohë prodhimi ditor llogaritet 1990 MWh.

Në Koman niveli është në kuotën e 170.71 metra, nga 175.5 metra që është pika maksimale. Prurjet në këtë HEC llogariten 15 metër kub për sekondë. Prodhimi ditor llogaritet 3400 MWh.

Në hidrocentralin e Vaut të Dejës, niveli i liqenit është në kuotën e 73.28 metrave nga 76 m që është kuota maksimale. Në këtë hidrocentral prurjet janë minimale, vetëm 7 metër kub për sekondë. Prodhimi aktual në këtë hidrocentral llogaritet 2160 MWh.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – FMN: Rritja ekonomike botërore më e dobët nga sa pritej
Artikulli tjetërKonsumi, investimet dhe eksportet rritën ekonominë