Ballina Flash

Dita e dytë e grumbullimit, Kombëtarja vijon përgatitjet para Hungarisë

TIRANË, 5 tetor /ATSH – I. Vata/ Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në kuadër të dy sfidave të radhës ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar përgatitjet e radhës këtë të martë në ditën e dytë të grumbullimit me intensitet të plotë në kompleksin Tropikal në Durrës.

Nën drejtimin e trajnerit Edy Reja skuadra ka zhvilluar seancën e radhës me të gjithë lojtarët që kanë punuar me ngarkesë të plotë për më shumë se një orë. Edhe Ardian Ismajli, i cili ishte stërvitur veçmas në ditën e parë, i është bashkuar grupit duke zhvilluar stërvitje normalisht.

Deri tani nuk ka asnjë dëmtim në radhët e ekipit dhe gjithçka po shkon normalisht. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Durrës deri ditën e enjte, ndërsa të premten do të udhëtojë drejt Hungarisë ku më 9 tetor do të luajë sfidën vendimtare për Grupin I të eliminatoreve të Botërorit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrishja e ndërtimeve pa leje në Jalë, reagon PD
Artikulli tjetërSlloveni, Gjiknuri në darkë pune organizuar nga Partia Socialiste Evropiane