Ballina Flash

Prishja e ndërtimeve pa leje në Jalë, reagon PD

TIRANË, 5 tetor /ATSH – I. Vata/ Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me prishjen nga IKMT të ndërtimeve pa leje në Jalë.

Sekretari i Grupit të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu shprehet se sot u pa sesi i dobëti dhunohet nga shteti dhe ku i forti mund të bëjë çdo gjë.

“Sot u pa edhe njëherë sesi qytetari i thjeshtë e i pa mbrojtur u dhunua. Sot u pa edhe njëherë sesi banorë që ushqehen me punë të ndershme u dhunuan ditën për diell. Sot u pa edhe njëherë sesi ta prishin pronën pavarësisht se ka vendime gjykate që nuk e lejojnë këtë gjë. Sot u pa edhe njëherë pse shqiptarët duan të ikin me vrap nga ky vend. Sot u pa edhe njëherë sesi shkatërrohet puna e njeriut të ndershëm e punëtor, për të favorizuar “investitorin strategjik”. Sot u pa edhe njëherë që shqiptarët janë braktisur pikërisht nga Qeveria. Kjo, nuk është Shqipëria që duam, ku nuk ekziston nocioni i pronës së lirë, ku nuk pyeten vendime gjykate dhe ku i forti mund të bëjë çdo gjë”, tha ai.

Në kuadër të prishjeve të ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  (IKMT) ka nisur sot aksionin në Jalë.

Aksioni “Bregdeti ynë”, nis sot heqjen e inerteve pas prishjeve të objekteve pa leje. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUMANI – Një mocion mosbesimi përmbys qeverinë liberale
Artikulli tjetërDita e dytë e grumbullimit, Kombëtarja vijon përgatitjet para Hungarisë