Ballina Bota

BM – Moti i keq përmbyt Londrën

LONDËR, 5 tetor /ATSH-ANSA/ – Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Londrën gjatë natës shkaktuan shqetësime të mëdha, duke përmbytur rrugë e dyqane, duke bllokuar hekurudhat dhe mbyllur autostradat, raportoi sot BBC.

Shumë londinezë sot nuk patën mundësi të shkonin në punë.

Shumë dyqane u përmbytën, sidomos në lagjen elegante Knightsbridge, duke shkaktuar dëme të mëdha në mallra.

Sipas Met Office, parku i Shën Xhejmsit, në qendër të kryeqytetit britanik, u përmbyt nga 35 milimetra shi midis mesnatës dhe orës 06:00, ndërsa autostradat M23 dhe M25 në Sussex u mbyllën pjesërisht për trafikun./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria rrugore, arrestohen 16 shoferë dhe pezullohen 89 leje drejtimi
Artikulli tjetërVeprimi i përbashkët për klimën, vendimtar për suksesin e të gjitha vendeve