Ballina Aktualitet

Konstituohet Komisioni për Integrimin Europian

TIRANË 4 tetor /ATSH-I.Vata/ Në drejtimin e kryetares Jorida Tabaku, komisioni për Integrimin Evropian zhvilloi sot mbledhjen e tij të parë për legjislaturën e re parlamentare.

Kryetarja e Komisionit për Integrimin Evropian, Tabaku në fjalën e saj i uroi anëtarëve një sesion të mbarë parlamentar dhe vazhdoi me konstituimin e përbërjes së komisionit.

Po ashtu, edhe nënkryetarja e këtij komisioni Etilda Gjonaj theksoi punën e rëndësishme dhe rolin që luan ky komision për të hyrë në axhendën e integrimit evropian.

Më tej, kryetarja njoftoi kalendarin e punimeve të komisionit për periudhën 27 shtator–15 tetor 2021 që u miratua me shumicë votash. Mbledhja u zhvillua me prezencë fizike të deputetëve.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Spanjë, takim me sekretarët e Shtetit për Europën dhe Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin
Artikulli tjetërRekomandimet e ODIHR për zgjedhjet, Celibashi: Koha për t’i përmbushur