TUNIS, 29 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti tunizian, Kais Saied emëroi sot një kryeministër të ri, dy muaj pasi shkarkoi në mënyrë kontroverse kryeministrin e mëparshëm dhe pezulloi parlamentin.
”Najla Bouden, kryeministrja e parë e Tunizisë, do të formojë një kabinet sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi presidenca tuniziane.
Bouden, 59 vjeçe, është pedagoge universitare në Universitetin e Inxhinierisë në Tunis.
Ajo ishte gjithashtu përgjegjëse për zbatimin e programeve të Bankës Botërore në Ministrinë e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.
Në korrik, Saied presidenti Saied shkarkoi kryeministrin Hichem Mechichi dhe pezulloi parlamentin, para se të zgjeronte më tej kompetencat e tij legjislative dhe ekzekutive dhe të pezullonte pjesë të kushtetutës.
Masat e tij e kanë ndarë vendin, pasi mbështetësit e tij vlerësojnë lëvizjet e tij ndërsa kundërshtarët i përshkruajnë ato si një “grusht shteti”.
Para lëvizjes së tij në korrik, ish-profesori i drejtësisë ishte përfshirë në një mosmarrëveshje politike disa mujore mbi kompetencat e qeverisë dhe parlamentit.
Saied mori detyrën në vitin 2019./ /os/






















