TIRANË 28 shtator /ATSH-I.Vata/ Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me ndërprerjen e mbledhjes së Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Sipas PD, komisioni u ndërpre kur deputetja Vokshi po shfaqte fotografitë që tregojnë dy standardet e mazhorancës.
“Kuvendi i Shqipërisë ndërpret transmetimin e mbledhjes së konstituimit të Komisionit të Shëndetësisë. Në kanalin RTSH-Kuvend që paguhet nga taksat e qytetarëve, mbledhja e komisionit që drejtohet nga deputetja e PD, Albana Vokshi, u ndërpre kur Vokshi po shfaqte fotografitë që tregojnë dy standardet e mazhorancës, mbledhje online për t’i kufizuar hapësirën opozitës dhe mbledhje fizike të qeverisë dhe PS pa respektuar masat për pandeminë”, thuhet në reagimin e PD-së.
Po ashtu në reagimin e PD-së thuhet se “Kuvendi i Shqipërisë fshin nga faqja mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, të drejtuar nga opozita”.
/j.p/r.e/






















