Ballina Flash

Talebanët ndalojnë heqjen e… mjekrës!

KABUL, 27 shtator /ATSH-ANSA/ – Talebanët kanë ndaluar berberët në disa provinca të Afganistanit për të prerë ose shkurtuar mjekrat e klientëve të tyre duke deklaruar se kjo do të ishte kundër ligjit islam, ligjit të sheriatit dhe se shkelësit do të dënoheshin nëse nuk e zbatojnë.

“Askush nuk ka të drejtë të ankohet’’, thuhet në urdhrin e talebanëve.

I njëjti urdhër iu dha edhe berberëve në Kabul.

“Talebanët deklaruan se ata do të dërgojnë inspektorë të fshehtë’’, thotë një qytetar.

Sipas tyre, heqja e mjekrës ishte stil amerikan jetese./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Gjermania kthehet majtas
Artikulli tjetërInaugurohen shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”, Veliaj: Hapim 10 shkolla në një sezon shkollor