Ballina Lajme nga Vendi

Kushte jo të sigurta higjienike, AKU bllokon çokollata e suxhuk

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Tetë litra qumësht, 1032 copë çokollata, 9 copë biskota, 20 copë patatina, 833 litra birrë, 95 litra lëngje, 10 kg suxhuk-kjo është sasia e sekuestruar e produkteve ushqimore të treguara në kushte jo sigurta higjienike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se ka evidentuar tre subjekte Lushnje, Gramsh dhe Kukës të cilët kryenin veprimtari në kundërshtim të plotë me ligjin e sigurisë ushqimore.

Për sa më sipër, ndaj subjekteve është marrë masë administrative gjobë si dhe konfiskim e asgjësim të produkteve ushqimore. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARKEOLOGJI – Thatësira nxjerr në dritë vendbanime prehistorike në Britaninë e Madhe
Artikulli tjetërPolicia rrugore vijon kontrollet, u heq patentën 9 shoferëve