Ballina Flash

Dokumentari për Britney Spears zbulon sekretet e kujdestarisë

LONDËR, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Netflix ka premtuar se do të zbulojë sekretet e kujdestarisë së Britney Spears në një dokumentar të ri.

“Britney vs Spears” do të mbërrijë në shërbimin e transmetimit më 28 shtator, një ditë para seancës së fundit gjyqësore për marrëveshjen e diskutueshme ligjore, që kontrollon jetën dhe paratë e saj.

“Britney nuk ka patur kurrë një person tek i cili të mund të kishte besim, as nënën, as babain” thotë një person në minutazhin e prezantimit të filmit.

Një tjetër shton: “Britney kishte frikë se familja e saj do të ndërhynte dhe do të merrte gjithçka”.

Spears, 39 vjeçe, ka qenë nën kujdestari, një situatë e rezervuar zakonisht për të moshuarit ose të sëmurët, që nga viti 2008, pas një sërë problemesh mendore.

Babai i saj, Jamie, ka qenë duke mbikëqyrur pasurinë e saj, pavarësisht protestave të saj.

Dokumentari pretendon se ka “stimuj financiarë” për Jamie, 69 vjeç dhe avokatët e përfshirë në këtë rast.

“Britney vs Spears” drejtohet nga regjisori amerikan, Erin Lee Carr.

Nuk është e qartë nëse ylli i popit ka patur apo jo ndonjë përfshirje në dokumentar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Benzema rekord të ri për këtë shekull
Artikulli tjetërTë hënën fillon mësimi, masat e reja që pritet të miratohen nga Qeveria