TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Investimi në godinën e re të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Vlorë do të ofrojë shërbime cilësore për 35 mijë drejtues mjetesh.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndau sot pamje të gjendjes në të cilën ishte kjo godinë, si dhe të projektit përmes së cilit do të ketë transformim epokal në çdo aspekt të shërbimit për drejtuesit e automjeteve.
Projekti parashikon rikonstruksion të ambienteve të brendshme rikonceptim funksional të sheshit dhe sinjalistikës, lidhjet me rrugët, etj.
Kompleksi i ri i drejtorisë rajonale Vlorë do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35 mijë drejtues mjetesh. Ndërsa do të ketë salla të reja për leje drejtimet dhe regjistrimin e mjeteve, kapanone për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve, si dhe zyra shërbimi.
/j.p/r.e/





















