Ballina Ekonomi

Forcim i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Irak

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Sokol Nano priti sot në një takim Alaa A. Zaier AlNoori, anëtar i Dhomës së Tregtisë së Bagdadit njëkohësisht edhe drejtor i Qendrës së Investimeve në Irak dhe Yahia Farwati, përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Arabi – Shqipëri.

Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik Irak – Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutua rreth fokusit të AIDA-s në ndihmë të investitorëve dhe mundësive për të realizuar takime të mëtejshme, duke shërbyer si një urë lidhëse mes sipërmarrjeve shqiptare dhe irakiane, njoftoi Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

Palët do të jenë në komunikim të mëtejshëm për vijimësinë e bashkëpunimit dhe konkretizimin e projekteve.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGlykeria mbërrin në Tiranë për koncertin që do ndezë sonte Amfiteatrin
Artikulli tjetërIZRAEL – Kryeministri Bennett kundërshton krijimin e shtetit të pavarur palestinez