Ballina Bota

COVID-19 – Vetizolohet Putin

MOSKË, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin është vetizoluar, pasi brenda rrethit të tij të shoqërimit janë shfaqur raste të infektimeve me Covid-19.

Prandaj, Putin nuk do të marrë pjesë fizikisht në samitin e CSTO & SCO (Organizata e Bashkëpunimit e Shangait), por do të jetë online.

”Putin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Vladimir Putin duke pasur parasysh rastet e koronavirusit do të duhet të izolohet për një periudhë të caktuar kohe”, theksoi ai./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDPSHTRR: Fation Plaku, mesazh këmbësorëve për sigurinë rrugore
Artikulli tjetërFestivali Kulturor Shqipëri-Izrael, Veliaj: Shtëpitë ku komuniteti hebraik u strehua në Tiranë do të kthehen në muze