Ballina Kosova

MPB-KFOR: Gjendja e sigurisë në Kosovë, e qetë dhe e qëndrueshme

PRISHTINË, 17 gusht/ATSH/- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, me të cilin diskutoi për gjendjen e sigurisë në vend dhe përgjatë kufijve të tij.

Në takim u vlerësua se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme.

Me këtë rast, u tha se komunikimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se duhet të punohet edhe më shumë që të përparohet ky komunikim.

Ministri Gashi e falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj./k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD kërkon arrestimin e deputetit Jurgis Çyrbja
Artikulli tjetërBERLIN – Gjermania dërgon 8 000 trupa ushtarake në Norvegji