Ballina Flash

Vdes Charlotte Johnson, nëna e kryeministrit britanik

LONDËR, 14 shtator /ATSH/ – Charlotte Johnson, nëna e kryeministrit britanik, Boris Johnson, vdiq papritur në spitalin ”St Mary’s”, sipas BBC.

Boris Johnson dikur e ka përshkruar nënën e tij, e cila ishte piktore, si “autoriteti suprem” në familje.

Figura të larta nga i gjithë spektri politik, përfshirë udhëheqësin e laburistëve, Keir Starmer, i kanë dërguar ngushëllimet e tyre Johnson.

“Më vjen shumë keq që mësoj për humbjen e kryeministrit. Ngushëllimet e mia atij dhe familjes së tij”, shkruan Starmer.

Johnson Wahl, babai i së cilës ishte president i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut në vitet 1970, u martua me Stanley Johnson në vitin 1963 para se të përfundonte studimet në Universitetin e Oksfordit.

Çifti kishte katër fëmijë – Boris, gazetarja Rachel, ish-ministri Jo dhe ambientalisti Leo.

Ata u divorcuan në 1979.

Si artiste, Johnson Wahl bëri emër si portretiste.

Në 1988, ajo u martua me profesorin amerikan Nicholas Wahl dhe u transferua në Nju Jork, ku filloi të pikturojë peizazhe.

Në moshën 40-vjeçare, ajo u diagnostikua me Parkinson, por vazhdoi të pikturonte./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“The New York Times”: Afganët, mes luksit dhe traumave, në vendpushimet bregdetare të Shqipërisë
Artikulli tjetërFOKUS – Merkel: Interes absolut për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE