Ballina Bota

BRUKSEL – BE rregulla strikte fiskale pas pandemisë

BERLIN, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian pritet të rimendojë rregullat e tij të buxhetit, ndërsa vendet anëtare fillojnë të shërohen nga dëmi ekonomik i pësuar gjatë pandemisë, deklaroi një zyrtar i lartë i BE -së dhe disa ministra.

“Disa nga mangësitë e sistemit që u identifikuan edhe para krizës tani janë bërë edhe më të theksuara”, theksoi nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis gjatë bisedimeve me ministrat e Financave të eurozonës në Slloveni.

”Dega ekzekutive e BE -së do të rifillojë një konsultim publik mbi rregullat aktualisht të ngrira në muajt e ardhshëm siç ishte planifikuar”, theksoi ai.

“Është e qartë, ne do të kemi nevojë për rrugë lehtësimi të borxhit që janë realiste për të gjitha vendet anëtare”, tha Dombrovskis.

Marsin e kaluar, Komisioni Evropian pezulloi Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes për herë të parë në historinë e tij, pasi shtetet anëtare u tronditën nga bllokadat e gjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, e cila duhet të rifutet në 2023.

Ministrja spanjolle e Çështjeve Ekonomike, Nadia Calvino deklaroi se ”bllokada duhet të synojë  të ketë rregulla të reja në vend para se të largohet nga situata e jashtëzakonshme e lidhur me pandeminë”./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLegjislatura e re, Balla: Mirënjohje qytetarëve të qarkut Elbasan për mbështetjen
Artikulli tjetërKufizimet antikovid, MEPJ: Rregullat e reja për qytetarët e huaj në Mal të Zi