MOSKË, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Nuk ka bisedime specifike për një takim të ri mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.
“Kontaktet ruso-amerikane mbahen në nivele të ndryshme, por nuk ka bisedime specifike për momentin’’, theksoi Peskov duke komentuar komentet e disa medieve sipas të cilave një samit i ri do të ishte në muajin tetor.
”SHBA-ja dhe Rusia duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën për t’i bërë ballë pandemisë”, theksoi gjithashtu Perskov para pak kohësh.
Presidenti Putin ka theksuar gjithashtu se pandemia ishte ”momenti i duhur për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit”./ /os/






















