Ballina Flash

Stoli të Marie Antoinette dalin në ankand

LONDËR, 9 shtator /ATSH-MIA/ – Dy byzylykë diamanti që i përkisnin mbretëreshës franceze Marie Antoinette do të dalin në ankand në muajin nëntor, në Gjenevë, njoftoi dje shtëpia e ankandeve Christie’s.

Rrathët, të zbukuruar me 112 diamante, do të shiten së bashku në shifrën 2-4 milionë
dollarë.

Ky vlerësim përfshin jo vetëm vlerën e diamanteve, por edhe faktin që blerësi do të mbajë bizhuteri që dikur i përkisnin mbretëreshës së famshme Marie Antoinette.

Bizhuteritë historike ndërkohë mund të shiten shumë më tepër sesa çmimi i kërkuar.

Në vitin 2018, një varëse perlash dhe diamanti natyror që i përkiste mbretëreshës fatkeqe franceze u vlerësua nga shtëpia e ankandit Sothebye’s në 1-2 milionë dollarë, por u shit për 36 milionë dollarë.

Vlera e diamanteve antike varion nga një deri në katër karat.

Marie Antoinette  u ekzekutua në gijotinë në Paris në tetor 1793, në moshën 37-vjeçare./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSBE, trajnim të avancuar me oficerë të Policisë së Shtetit
Artikulli tjetërKAS përfundon shqyrtimin e 12 kërkesave ankimore