Ballina Aktualitet

KAS përfundon shqyrtimin e 12 kërkesave ankimore

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi 12 kërkesa ankimore, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 430, datë 22.07.2021 të KSHZ, “Për dorëzmin e raporteve vjetore financiare të partive politike për vitin kalendarik 2020 dhe sanksionet për mosdorëzimin e tyre” me ankues Partia Aleanca Demokristiane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Balli Kombëtar, Partia Ora e Shqipërisë, Partia Bashkimi Demokrat, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Kombëtare Konservatore Albania, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia Emigracioni Shqiptar, Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, Partia Aleanca Maqedonasve për Integrim Europian, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Shqiptar, Partia e Gjelbër, Partia e Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Partia për Zhvillim Kombëtar, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe Partia Uniteti Kombëtar.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi ndryshimin e vendimit nr. 430, datë 22.07.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
KAS pranoi kërkesën ankimore dhe vendosi heqjen e sanksionit administrative të Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen dhe Partisë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë.
KAS rrëzoi kërkesën ankimore dhe la në fuqi sanksionin administrativ në shumën 50.000 lekësh të Partisë Lëvizja e Legalitetit, pranoi pjesërisht kërkesën ankimore dhe vendosi sanksionin administrativ në shumën 50.000 lekë për Partinë Kombëtare Konservatore Albania, Partinë Bashkimi Demokrat Shqiptar dhe Partinë Ora e Shqipërisë.
Gjithashtu, KAS vendosi ndryshimin pjesërisht të vendimit nr. 430 të KSHZ-së dhe vendosi sanksionin administrativ në shumën 65.000 lekë për Partia Bashkimi Demokrat, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia Emigracioni Shqiptar, Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, Partia Aleanca Maqedonasve për Integrim Europian, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Shqiptar, Partia e Gjelbër, Partia e Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Partia për Zhvillim Kombëtar, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe Partia Uniteti Kombëtar.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStoli të Marie Antoinette dalin në ankand
Artikulli tjetërZgjerim zonave të mbrojtura në Shqipëri, pamje spektakolare nga bota nënujore në Karaburun