LONDËR, 7 shtator /ATSH-AA/ – Piloti britanik George Russell do të jetë pjesë e ekipit të Formula 1 Mercedes në vitin 2022.
Mercedes, kampioni i shtatë viteve të fundit në klasifikimin e ekipeve dhe pilotëve, njoftoi se kush do të zëvendësojë pilotin Valtteri Bottas.
Britaniku Russell do të jetë në një ekip me britanikun Lewis Hamilton, i cili ka shtatë kampionate të fituara, prej të cilëve gjashtë në Mercedes.
Sipas njoftimit, me 23-vjeçarin, i cili vjen nga Ekipi Junior i Mercedes-it, është nënshkruar marrëveshje e gjatë.
Russell tre vitet e fundit ishte pjesë e ekipit Williams në Formula, ndërsa në vitin 2017 në GP3 dhe 2018 në Kampionatin Botëror të Formula 2 kishte arritur vendin e parë./ /os/






















