Ballina Ekonomi

Godina e re e DRSHTRR Berat, shembull i transformimit epokal të shërbimeve

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Investimi në godinën e re të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat do të ofrojë shërbime cilësore për 35 mijë drejtues mjetesh.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo godinë, një tjetër shembull i transformimit epokal në çdo aspekt të shërbimit për drejtuesit e automjeteve.

“Mirëmëngjes dhe me godinën e re, tanimë drejt përfundimit të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat, një tjetër shembull i transformimit epokal në çdo aspekt të shërbimit për drejtuesit e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Aktualisht po vijojnë punimet me sistemimet e jashtme, finiturat, lidhjet me rrugët, sistemime rrethimi e montime zgara, asfaltim e kuneta, gjelbërim, trotuare, mbushje inerte, interiore e sisteme, instalime rrjete e pajisje, etj!
Ndërkohë që investimi përfshin blerjen e truallit dhe ndërtimin e ri, tërësisht me fondet e DPSHTRR.
Kompleksi i ri i Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh. Ndërsa do të ketë  salla të reja për leje drejtimet dhe regjistrimin e mjeteve, kapanone për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve, si dhe zyra shërbimi.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksportet drejt Italisë rritje me gati 29 %, kryesojnë tekstilet
Artikulli tjetërFestivali kulturor Shqipëri-Izrael, risi në skenën shqiptare dhe ballkanike