TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën jugore, lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1 deri 7 m/sek, hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 deri në 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/33 | diell re |
| Kukës | 11/27 | diell re |
| Lezhë | 20/33 | diell re |
| Dibër | 12/30 | diell re |
| Durrës | 16/32 | diell re |
| Tiranë | 18/33 | diell re |
| Elbasan | 16/33 | diell re |
| Berat | 13/33 | diell re |
| Vlorë | 16/31 | diell re shi |
| Korçë | 12/23 | diell re shi |
| Gjirokastër | 15/33 | diell re shi |
| Sarandë | 14/33 | diell re shi |






















