Ballina Flash

200 shkolla këtë vit, edhe qendra komunitare


TIRANË, 3 shtator/ATSH/ 200 shkolla i shtohen në vitin shkollor 2021-2022 projektit të rëndësishëm të shkollave si qendër komunitare.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, e cila informoi mbi masat që janë marrë për fuqizimin dhe rritjen e numrit të shkollave qendër komunitare.

Kushi tha se “kjo do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit, harmonizimit dhe hapjen e shkollave për komunitetin”.

Hapja e shkolla komunitare ka në fokus forcimin e mëtejshëm të partneritetit shkollë-familje-komunitet.

Shkollat komunitare ofrojnë larmi aktivitetesh sportive, kulturore dhe artistike.

Po ashtu, ato janë ndihmëse në përmirësimin e arritjeve dhe zhvillimin e potencialit të çdo nxënësi.

Shkolla nuk konceptohet më si një mjedis i veçuar, por si institucion në shërbim të të gjithëve.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 26 humbje jete dhe 1448 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërZjarret, Alizoti: Ligji të veprojë kundër zjarrvënësve dhe shpërdoruesve të detyrës