Ballina Flash

Ylli grek i tenisit Tsitsipas kualifikohet në raundin e tretë të US Open

ATHINE, 2 shtator /ATSH-AA/- Tenisti grek Stefanos Tsitsipas fitoi 3:1 ndaj Adrian Mannarino për t’u kualifikuar sot në raundin e tretë të US Open.

Numri tre i botës, Tsitsipas mundi tenistin francez Mannarinon 3-1 në sete 6:3, 6:4, 6:7 dhe 6:0 në raundin e dytë, i cili zgjati 2 orë e 41 minuta.

Tsitsipas do të përballet me tenistin spanjoll Carlos Alcaraz në raundin e ardhshëm të kategorisë për meshkuj.

Në kategorinë e grave, Aryna Sabalenka nga Bjellorusia dhe Barbora Krejcikova nga Çekia kaluan në raundin e tretë pas fitoreve në sete.

Ylli amerikan Coco Gauff, e cila është e 21-ta në botë, pësoi disfatë të papritur 2:0 nga kolegia amerikane Sloane Stephens. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI sapombërritur në Qytetin Studenti, i riu afgan për ATSH: Lashë nënën dhe babain në rrezik, mirënjohës Shqipërisë
Artikulli tjetërU zgjodh Kryetare e Kuvendit, Nikolla: Do t’i krijoj hapësirat e nevojshme opozitës