Ballina Bota

SHBA – OKB: Afganistani të mos bëhet bazë për terrorizmin

NJU-JORK, 30 gusht /ATSH-ANSA/ – Territori afgan të mos përdoret për të kërcënuar ose sulmuar ndonjë vend, për të pritur ose stërvitur terroristët, për të planifikuar ose financuar akte terroriste, thuhet në projektrezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në pritje për t’u miratuar, e hartuar nga Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Drafti riafirmon “rëndësinë e mbështetjes së të drejtave të njeriut, përfshirë ato të grave, fëmijëve dhe pakicave”.

Për më tepër, “kërkohet gjithashtu të forcojë përpjekjet për të ofruar ndihmë humanitare për Afganistanin dhe të gjitha palëve u kërkohet të lejojnë qasje të plotë, të sigurt dhe të papenguar në Kombet e Bashkuara, agjencitë dhe partnerët e saj”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEstoni – Dështon votimi parlamentar për zgjedhjen e presidentit të ri
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE ndihmë vendeve fqinje të Afganistanit për parandalimin e fluksit të migrantëve