TIRANË 30 gusht /ATSH-I.Vata/ Taskforca e Transportit Rrugor ka vijuar aksionet në të gjitha akset rrugore për të garantuar sigurinë rrugore.
“Aksione në të gjitha akset kombëtare për të kontrolluar dhe monitoruar mjetet e transportit të mallrave. Vëmendje e theksuar ndaj gomave të mjeteve të transportit të rëndë për të sensibilizuar shoferët dhe subjektet përkatëse në lidhje me sigurinë rrugore. Siguria në rrugë, prioriteti ynë”, thuhet në njoftimin e Taskforcës së Transportit Rrugor.
Taskforca e Transportit Rrugor apelon që qytetarët të denoncojnë për çdo rast të evidentimit të problemeve: anomali të transportit rrugor, mjete ndotëse, akte korruptive apo abuzive nga punonjësit tanë.
/r.e/






















